Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E PAPRITUR/ Merr tjetër kthesë e ardhmja e Cristiano Ronaldos, trajneri i Portugalisë: Jemi keqkuptuar, dera për të është e hapur

Shkruar nga NEWSPORT
E PAPRITUR/ Merr tjetër kthesë e ardhmja e Cristiano Ronaldos,
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet sërish te Portugalia. Të paktën kështu interpretohet deklarata e trajnerit Jorge Jesus pas fitores që Portugalia mori 2-1 përballë Norvegjisë, takim i vlefshëm për raundin e katërt të Ligës së Kombeve.

“Gjithçka është e hapur. Ronaldo duhet të vendosë për jetën e tij. Nuk varet vetëm nga unë. Ishte thjesht një keqkuptim mes nesh. Ai duhet të vendosë. Nga vështrimi im, është e thjesht për t’u zgjidhur”, ishin fjalët e Jesus.

Largimi i “CR7”-tës nga Portugalia plasi një sërë polemikash mbi trajtimin ndaj sulmuesit, i cili mori menjëherë avionin për të udhëtuar drejt Arabisë Saudite. Megjithatë, gjithçka mund të ndodhë dhe nuk përjashtohet ideja që portugezi të lë mënjanë “mëritë” dhe t’i bashkohet skuadrës.

Lexo gjithashtu