James Rodriguez është pa ekip prej korrikut të këtij viti, kur u largua nga amerikanët e Minnesota. Mirëpo, “papunësia” e fantazistit 35-vjeçar nuk pritet të zgjasë shumë.
Mediat italiane e bëjnë të kryer transferimin e kolumbianit tek Avellino. Këta të fundit militojnë në Serie B dhe për të synuar ngjitjen në elitën e futbollit italian, kërkojnë të kenë në organikë eksperiencën e James.
Negociatat mes klubit italian dhe kolumbianit janë në fazë të avancuar. Edhe trajneri i Avellinos, Alessandro Nesta thuhet se ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me 35-vjeçarin, për ta bindur t’i bashkohet skuadrës së tij.
James Rodriguez e ka nisur karrierën e tij në Kolumbi me Envigado, ndërsa ka luajtur edhe në Argjentinë me Banfield. Më vonë është aktivizuar me Porto, Monaco, Real Madrid, Bayern Munich, Everton, Al-Rayyan, Olympiacos, Sao Paolo, Rayo Vallecano dhe Leon.






