Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E nisi nga asgjëja dhe sot numëron miliona ndjekës, eksperti i merkatos i çudit të gjithë: Ka ardhur koha për ndryshim

Shkruar nga NEWSPORT
E nisi nga asgjëja dhe sot numëron miliona ndjekës, eksperti i
Fabrizio Romano

E kemi parë të përcjellë lajmin e fundit me shprehjen: Here we go (që në shqip merr kuptimin: ja ku po shkojmë). Një trend që sinjalizon arritjen e një marrëveshje e që prej vitesh është kthyer në burim besimi për të gjithë tifozët.

Fabrizio Romano, eksperti i merkatos që ka “sy” në çdo cep ku kryen lëvizje, nga ato të zakonshmet e deri tek marrëveshjet e bujshme, mund ti thotë “STOP” zhvillimeve të minutës së fundit, për t’u përqëndruar në një fushë krejt tjetër.

Italiani pritet ta njoftoj këtë ndryshim të ri pasi merkatoja e verës të mbyllet në fundin e muajit gusht.

POSTIMI I FABRIZIO ROMANOS:

Ja ku po shkojmë, ekskluzivisht nga hiçi. 49 Milionë shikime.

Efekti që kanë lajmet e papritura të merkatos sa u përket shifrave dhe statistikave më shokon gjithmonë; dhe kjo ndodhi sërish pasi dhashë lajmin e kalimit të Ronald Araujo-s nga Barcelona te Liverpool-i.

Kjo vjen pas Marc Cucurella-s te Real Madrid-i, largimit të Arne Slot nga Liverpool-i, apo kalimit të Victor Munoz te Liverpool-i nga Osasuna: të gjitha këto lajme të kësaj vere ishin plotësisht të papritura.

Kalimi në huazim i kapitenit të Barcelonës, Araujo, te Liverpool-i ishte një shok i madh për të gjithë... dhe vetëm ajo grafikë e "here-we-go" kapi shifra të çmendura.

2 milionë pëlqime, 47 mijë komente, 62 mijë shpërndarje (ripostime) dhe mbi 2 milionë (!) dërgime të postimit për grafikën e lajmit të fundit.

Me shumë mundësi nuk do të vazhdoj më gjatë në industrinë e merkatos së transferimeve ashtu siç po bëj tani: ka ardhur koha të ndryshoj qasjen, këndvështrimin, por kjo do të jetë një tjetër temë së shpejti, pasi të mbyllet dritarja e transferimeve. Por gjithsesi, këto shifra duken të pabesueshme.

Adrenalina e një lajmi të fundit, ekskluziviteti, faktori i të papriturës, nga zero thashetheme e deri te marrëveshja e kryer. Epo, kjo gjë do të mbetet gjithmonë e pashoqe për mua.

Vazhdojmë me të radhës!

 

Poll

Lexo gjithashtu