Kevin Dodaj do të ndryshojë sërish destinacion. Sulmuesi 20-vjeçar do të kalojë te Lechia Gdnask, klub që militon në ligën e dytë polake.
Burimet për mediat raportojnë se për shërbimet e shkodranit janë paguar plot 650 mijë euro në arkat e CSKA Sofias, klub në të cilin Dodaj kaloi përmes Vllaznisë.
Ditën e nesërme janë planifikuar testet mjekësore, përpara se djaloshi i talentuar të hedhë edhe firmën mbi kontratë. Sa i takon shkodranëve, ata do të përfitojnë 15% të kartonit, përkthyer në shifrat konkrete 90 mijë euro.
Kalimi i Dodaj tek ekipi bullgar u mendua si një “trampolinë” e rëndësishme për sulmuesin, i cili pasi spikati me potencialin e tij në Superiore, u mendua se do të ndiqte të njëjtin sukses dhe pati shumë pritshmëri, por koha provoi tërësisht të kundërtën.






