Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E KRYER/ Nga lavdia në Premier League te milionat e sheikëve, sulmuesi befason me ekipin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Nga lavdia në Premier League te milionat e sheikëve, sulmuesi
Riyad Mahrez

Riyad Mahrez do t’i bashkohet ekipit të Al Shamal. Sulmuesi algjerian ka pranuar ofertën e klubi nga Katari dhe pritet të kalojë si futbollist i lirë.

Mahrez e mbylli së fundmi përvojën e tij në Ligën saudite, ndërsa do të nisë një kapitull të ri, po në Lindjen e Mesme. Në ditët në vazhdim pritet të vijë edhe njoftimi zyrtar i transferimit, me algjerianin që duket se nuk ka ndërmend të bëjë një rikthim në elitën europiane.

Kujtojmë se Riyad Mahrez u spikat në epokën e “artë” të Leicester Cityt në Premier League, ku si skuadër ia dolën të surprizojnë rivalët e tyre duke u shpallur kampionë në sezonin  2015/16 nën drejtimin e Claudio Ranierit. Nga Leicesteri, Mahrez kaloi te Manchester City ku fitoi trofe të shumtë, mes të cilëve dhe një Champions League.

Më pas, karriera e tij mori drejtimin drejt Arabisë Saudite ku firmosi me Al Ahli, ndërsa tashmë do të jetë pjesë e Al Shamal në Katar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu