Nicolo Tresoldi
Nicolo Tresoldi ende nuk e ka ndarë mendjen se për cilën skuadër kombëtare do të luajë në vazhdim. Edhe pse i zotëron të dyja pasaportat, pra atë të Italisë dhe Gjermanisë, sulmuesi i Club Brugge ka preferuar të marrë kohën e tij përpara se të bëjë zgjedhjen përfundimtare.
Mediat në Itali, raportojnë se nga ana e 22-vjeçari ka një hezitim për të veshur fanelën e “Azzurrëve”, ndërsa dhe Gjermania në anën tjetër e pret krahëhapur.
Për “Pancerat” që do të drejtohen nga trajneri Jurgen Klopp, Tresoldi konsiderohet si një talent që premton shumë për repartin ofensiv dhe se nga ana e teknikut gjerman është konsideruar për t’i zgjatur ftesën që t’i bashkohet ekipit të parë.
Poll






