Trabzonspor vijon të jetë në ndjekje të kandidatit për të pasuar në stol të larguarin Fatih Tekke. Gjiganti turk është duke vlerësuar disa “pista”, ndërsa në Turqi po përflitet për një lëvizje të mundshme nga ana e drejtuesve.
Sipas “TumSpor”, në skenë është shfaqur emri i Pep Guardiolës. Spanjolli i cili e mbylli me Manchester Cityn në sezonin e kaluar është ende i papunë dhe është duke shqyrtuar me kujdes projektet sportive që po vijnë në drejtimin e tij. Pak muaj më parë u përfol për stolin e Italisë, por gjërat morën rrjedhë krejt tjetër dhe Guardiola i tha “JO” propozimit.
Media turke raporton se ish-fituesit të Champions League me “blutë” e Manchesterit dhe me Barcelonën, i është propozuar një kontratë fitimprurëse, ndonëse nuk tregohen detaje konkrete. Zyrtarët e klubit nga Trabzoni mbeten në kontakte të vazhdueshme me agjentët e trajnerit spanjoll.
Në rast se Guardiola do të ulej në stolin e kësaj skuadre, do të ishte një shans ideal për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Ernest Muçin për të shpërthyer nën drejtimin e një trajneri elitar.
Po ashtu, për Guardiolën nuk do të kishte “shqetësime” sa i takon organikës, pasi me praninë e një ylli si Salah në sulm, por edhe pjesës tjetër të ekipit atij do t’i jepej mundësia për të hapur një tjetër kapitull të suksesshëm në Superligën turke.






