Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Trabzonspor “thyen bankën” në merkato, pas Salah kërkon edhe ish-sulmuesin e Liverpool! Ernest Muçi “arkitekt” në fazën ofensive

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Trabzonspor “thyen bankën” në merkato, pas
Ernest Muçi

Klubi i Trabzonspor po i lë të gjithë të “shtangur” në këtë merkato verore. Pasi siguruan para disa orësh yllin botëror Mohamed Salah, drejtuesit kanë filluar negociatat edhe me ish-qendërsulmuesin e Liverpool, Darwin Nunez.

27-vjeçari uruguaian është në kontratë me Al-Hilal deri në verën e vitit 2028-të, por duket se strategjia e klubit nga Trabzoni është e qartë, “joshja” përmes pagës së majme, ashtu siç ndodhi me Salah.

Nëse ky kalim ndodh me sukses, sulmuesi i ekipit të drejtuar nga Fatih Tekke do të ishte vërtetë i frikshëm.

Në këto pozita, skuadra e Trabzonspor do orjentohet me formacionin 4-2-3-1, aty ku sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi do mbaj detyrën e “10”, e ku çdo rast i rrezikshëm “rrjedh” përmes këmbëve të pogradecarit. Përsa i takon pozitës së Salah, është e qartë, sulmues krahu, në linjën e djathtë.       

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by birazz futbol (@birazzfutbol)

Poll

Lexo gjithashtu