Një kandidat ka dalë publikisht duke sfiduar Gianni Infantinon për zgjedhjet e ardhshme në FIFA. Fjala është për Ramon Vega, i cili ka qenë edhe më parë kandidat për të marrë këtë post të rëndësishëm në institucionin më të madh të futbollit në botë, kur asokohe ishte në detyrë Sepp Blatter.
Vendosmëria e Vegas është e dukshme, ndërsa në deklaratat e tij kuptohet qartë se me çfarë ambicie po i drejtohet këtyree zgjedhjeve, për të “rrëzuar nga froni” presidentin aktual.
Sipas Vegas, për shkak të vendimeve të marra nga qeverisja e Infantinos, futbolli është në reanimacion dhe se i duhet dhënë një dorë që të dalë nga “bataku” ku ka rënë.
“Jeta më ka përgatitur t’i shërbej këtij sporti. Futbolli nuk u përket presidentëve, konfederatave apo drejtuesve. U përket të gjithëve, lojtarë, trajner, arbitra, tifozë, klube, liga, shoqata, komunitete. Drejtuesit aktual e kanë demoralizuar botën e futbolli”, është shprehur Vega.
Herën e fundit, zvicerani provoi në vitin 2022, mirëpo nuk ia doli që të sigurojë kuotën e kërkuar, 5 federata nga 211 në total. Ndërsa tashmë, 55-vjeçari nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas dhe paraqitet i gatshëm për të shpëtuar futbollin dhe marrë “frerët” e institucionit të FIFA-s.






