Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Do të ishte gabim i tmerrshëm”, Donald Trump paralajmëron UEFA-n dhe Europën! Presidenti i SHBA-së “pakt” me Infantinon

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të ishte gabim i tmerrshëm”, Donald Trump
Gianni Infantino dhe Donald Trump

Pozita e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino është lëkundur ndjeshëm së fundmi, pasi idesë për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë.

Edhe pse FIFA e tërhoqi në kohë të shkurtër këtë “plan të çmendur”, UEFA dhe shumë federata europiane kanë kërkuar largimin e Infantinos.

Në një postim në “Truth Social”, presidenti i SHBA-së, ka dhënë mbështetjen e tij masive ndaj kreut aktualë të institucionit më të rëndësishëm futbollistik në botë.

FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse, për çfarëdo arsye, do të merrte në konsideratë zëvendësimin e Presidentit Gianni Infantino.

Ai është fantastik, pasi sapo ka kryesuar Kupën e Botës më të suksesshme, katër herë më shumë, të prezantuar ndonjëherë. Nëse ai largohet, ajo nuk do të jetë kurrë më aq e suksesshme apo fitimprurëse!

Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, postimi i Trump. Zgjedhjet për president në FIFA, do të mbahen vitin e ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu