Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Cristiano Ronaldo "mposht" Leo Messin! Portugezi fiton “Topin e Artë të të gjitha kohërave”, por ka një problem të MADH

Shkruar nga NEWSPORT
Cristiano Ronaldo "mposht" Leo Messin! Portugezi fiton “Topin e
Cristiano Ronaldo

Është mbyllur votimi online për çmimin “Topi i Artë i të gjitha kohërave” (B.O.A.T. Award), ku Cristiano Ronaldo ka mposhtur rivalin e tij të “përjetshëm”, Leo Messin, me sezonin 2007-2008.

Ky çmim organizohet nga “France Football”, me rastin e 70-vjetorit të “Topit të Artë”. Në garë ishin fituesit e “Topit të Artë” në edicione të ndryshme, ku votuesit do të zgjidhnin sezonin më të mirë, në këmbim të një pagese prej 1 euroje.

Mbetet enigmë nëse do të jepet një trofe fizik, pasi deri tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë çështje, apo nëse do të mbetet thjesht një arritje “në letër”.

Cristiano Ronaldo "mposht" Leo Messin! Portugezi fiton “Topin e
 

 

 

 

 

Lexo gjithashtu