Zekirija Ramadani nuk është më trajneri i Dritës. Kampionët e Kosovës e njoftuan ditën e sotme vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit me 48-vjeçarit, ndërsa vendin e tij e ka marrë Visar Semarxhaj.
Ky vendim i marrë vjen në një moment “delikat” për skuadrën gjilanase, pasi dimë se të enjten, ata do të zbresin në fushë për ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference League, në transfertë përballë Tre Fiorit, ekip nga San Marino.
Ramadani ishte pjesë e Dritës prej 2 vitesh, duke i udhëhequr drejt dy titujve radhazi kampion në Kosovë.
NJOFTIMI:
“Ndërprejmë bashkëpunimin me kryetrajnerin Zekirija Ramadani.
Klubi ynë shpreh mirënjohjen më të thellë për bashkëpunimin e shkëlqyer gjatë më shumë se dy vjetëve e gjysmë me trajnerin Ramadani.
Bashkëpunimi ynë ishte i jashtëzakonshëm dhe sukseset që arritëm së bashku do të mbeten përgjithmonë pjesë e historisë së klubit tonë.
Titujt kampion dhe arritjet e jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare janë dëshmi e punës kolosale që kemi bërë së bashku.
FC Drita e falënderon Zekën për gjithçka që ka dhënë për klubin tonë, duke besuar se rrugët që ndërtuam së bashku mund të na bashkojnë sërish në një moment tjetër.
Suksese dhe paç fat Zeko!”
View this post on Instagram






