Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

ZYRTARE/ Ka fituar Champions League me PSG-në dhe ka luajtur me Mbappe-n, rivali i Dinamos SHTANG me afrimin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ka fituar Champions League me PSG-në dhe ka luajtur me Mbappe-n,
Yoram Zague te PSG-ja

Dy ditë para ndeshjes me Dinamon në Conference League, klubi i Pafos ka zyrtarizuar afrimin më të ri në këtë merkato vere, talentin francez Yoram Zague. 20-vjeçari ka si pozicion natyral mbrojtës i djathtë, ndërsa vjen nga PSG U-23, me “formulë” huazimi.

Sipas “Transfermarkt”, Zague vlen 1.8 milionë euro. Përsa i takon trofeve, lojtari në fjalë ka “palmares” të pasur me 1 Champions League, 2 Ligue 1, 2 Kupa të Francës dhe 1 Superkupë vendase.

Të gjitha të arritura me PSG-në. Yoram Zague është stërvitur te “Princërit” e Francës edhe me vëllain e Kylian Mbappe, Ethan Mbappe.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pafos FC Official (@pafosfc)

Lexo gjithashtu