Reagimet e trajnerit Ricardo Sa Pinto
Ndeshja Dinamo – Pafos (1 – 1), dhuroi emocione të forta dhe “luftë” sportive nga fillimi deri në fund, e vlefshme për fazën Play-Off në Conference League.
Edhe pse Pafos ka bërë bujë vitet e fundit në Kupat e Europës, të besuarit e Ilir Dajës ia dolën të ndalnin në ndeshjen e parë, e mbajtur në “Elbasan Arena”.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, vështrohet trajneri i ekipit qipriot, Ricardo Sa Pinto.
“Timonieri” portugez, shfaqej mjaft i agravuar me lojtarët e tij, duke dalë edhe jashtë kontrollit me gjeste dëshpëruese. Ndeshja e kthimit Pafos – Dinamo, do të luhet më datën 27 gusht, ora 19:00.






