Trajneri i Pafos Ricardo Sa Pinto, ndeshja
Teksa sfida mes Dinamos dhe Pafosit arriti ekuilibrat, kur Lele ekzekutoi saktë 11-metërshin e fituar, një moment tensioni u regjistrua në tribuna.
Fjala është për trajnerin e klubit qipriot Ricardo Sa Pinto i cili iu drejtua nga pankina e dinamovitëve me festim të ekzagjëruar, çfarë solli edhe një reagim të menjëhershëm nga trajneri Ilir Daja, ndërsa zëvendëstrajneri Glen Daja i kërkoi të bënte pas.
Ndeshja në "Elbasan Arena" u mbyll në barazimin 1-1, çfarë lë të hapur shanset për kualifikim për aktin e dytë që luhet të enjten e ardhshme në orën 19:00.






