Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Gola “anormalë” dhe kundërsulm i “tmerrshëm”! Reagon Dinamo pasi “shkërmoqi” 6.15 milionë euro të rivalit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gola “anormalë” dhe kundërsulm i
Ilir Daja dhe ekipi i Dinamos

Pavarësisht se e humbën ndeshjen e parë karshi Auda, Dinamo tregoi tjetër paraqitje në “Elbasan Arena”, duke e shkatërruar në çdo aspekt futbollistik rivalin letonez, 4 – 0.

Me këtë triumf historik, dinamovitët gjenden shumë pranë grupeve të Conference League, teksa do të luajnë përballë Pafos, Play-Off. “Magjike. Një natë për t’u mbajtur mend.

4 gola fantastik që na dhuruan emocione të jashtëzakonshme”, reagimi i klubit kryeqytetas pas fitores dhe kualifikimit ndaj Auda. Vlen për t’u theksuar, se të katër golat e shënuar nga ekipi i Dinamos ishin “anormalë”.

Duke filluar me konkretizimin e Qardakut e Qefalias, sikurse kundërsulmet “vrastare”, të konvertuar në gol prej Ayodeji e Fadairo.

6.15 milionë euro që nuk vlejtën për asgjë, kjo është vlera e Auda sipas “Transfermarkt”, ama ekipi i Dajës i mbylli në zonë e më pas i ktheu në “tabel qitje”.      

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)

 

 

Poll

Lexo gjithashtu