Goleadë dhe kualifikim. Kështu u paraqit Drita në ndeshjen e kthimit përballë Tre Fiorit, kundërshtarit nga San Marino, vlefshëm për turin e tretë të kualifikueseve të Conference League.
Plot 5 gola të shënuar, nisur që nga dopieta e Kemehlo Nguenas (20’, 40’), e që më pas u vijua nga Arb Manaj në minutën e 42 –të nga pika e bardhë përpara se Arthur të shënonte të 4-tin e sfidës.
Për të “qepur” suksesin historik mendoi po Arb Manaj për të dytin personal në të 60-tën minutë, çfarë kompletoi një mbrëmje për kornizë në debutim për trajnerin Ardian Nuhiut.
Përballjen e radhës, kampionët e Kosovës do ta kenë me Inter Escaldes, ku do synojnë kalimin në grupet e këtij turneut. Ndeshjet e para do të luhen më 20 gusht dhe ato të kthimit më 27.
GOLAT:






