Në ndeshjen e parë të raundit të tretë të kualifikueseve të Conference League, Drita e Gjilanit arriti të fitonte 1-4 përballjen me ekipin nga San Marino, Tre Fiori.
Pjesa e parë e takimit u mbyll 0-0 me të dy ekipet që provuan të gjenin rrjetën por pa arritur të shënonin. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë ku u shënuan plot pesë gola, me ekipin nga San Marino që gjeti e para rrugën e rrjetës në minutën e 56-të me anë të Matteo Prandellit. Nuk vonoi shumë dhe gjilanasit arritën të përmbysnin rezultatin me plot katër gola.
I pari që shënoi ishte Raddy Ovouka në minutën e 61-të, më pas Arb Manaj në minutën e 63-të, Besnik Krasniqi në minutën e 82-të dhe në të 93-të ishte përsëri Krasniqi që realizoi me 11 metërsh. Kjo fitore i jep qetësi Dritës në ndeshjen e kthimit duke e dërguar vetëm një hap larg kualifikimit.
Goli i Matteo Prandelli (Tre Fiori 1-0 Drita)
Goli i Raddy Ovouka (Tre Fiori 1-1 Drita)
Goli i Arb Manaj (Tre Fiori 1-2 Drita)
Goli i Besnik Krasniqit (Tre Fiori 1-3 Drita)
Goli i Besnik Krasniqit (Tre Fiori 1-4 Drita)






