Don Robertson
Don Robertson është caktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në ndeshjen Universitatea Craiova – Egnatia, e vlefshme për grupet e Conference League.
Arbitri skocez është 39 vjeç ndërsa ka debtuar prej vitit 2014, tregues se gëzon eksperiencë të madhe për të menaxhuar përballje në të tilla nivele.
Fakti që është britanik, jep “sinjale” se sonte do të kemi lojë pa shumë faulle, jo ndalesa të shpejta, sikurse intesitet të lartë. Pas 2 ndeshje në grupet e Conference League, Universitatea Craiova grumbullon 4 pikë, kurse Egnatia 2 të tilla, 2 barazime.






