Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Transferta ndaj Universitatea Craiova, Nevil Dede jep lajmin e madh për titullarin: Do të jetë gati që nesër te Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
Transferta ndaj Universitatea Craiova, Nevil Dede jep lajmin e madh për
Nevil Dede

Mbrëmjen e nesërme, prej orës 21:00, Egnatia do të luajë në transfertë përballë Universitatea Craiova në Rumani, faza e grupeve të Conference League.

Para këtij ballafaqimi, ka folur shkurtimisht trajneri i kampionëve të Superiores, Nevil Dede, i cili e ka vendosur theksin te dëmtimet.

“Sa i përket situatës së dëmtimeve, përveç rastit të Eljon Sotës, nuk kemi dëmtime të tjera të rënda në skuadër. Gruda pritet të rikuperohet brenda pak javësh, ndërsa për Bitrin kemi shpresë që ta kemi të gatshëm që nesër”, tha Dede.

Pas 2 ndeshjesh në Conference League, Egnatia grumbullon 2 pikë, me 2 barazime dhe paraqitje dinjitoze, aq më tepër që janë debutues në të tilla nivele.

 

 

 

 

Lexo gjithashtu