Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Të kthesh një rezultat 0-1 është e vështirë, por...”, Eridon Qardaku beson se “hakmarrja” e Dinamos: Nëse bëjmë detyrat që na ka dhënë trajneri Daja kualifikohemi

Shkruar nga NEWSPORT
“Të kthesh një rezultat 0-1 është e
Eridon Qardaku

Dinamo do të sfidojë Audan në “Elbasan Arena”, për ndeshjen e dytë të vlefshme për turin e tretë të kualifikueseve të Conference League. Kujtojmë, ndeshja e parë u mbyll në favor të letonezëve, 1-0. 

Prag këtij dueli që do të vendosë shumë edhe për fatet e skuadrës së Ilir Dajës, ka folur edhe sulmuesi Eridon Qardaku.

“Absolutisht që besojmë te kualifikimi, sepse kemi punuar shumë. Bëhet fjalë për një punë që nuk ka nisur vetëm këtë vit, por në vazhdimësi. Edhe me ndihmën e lojtarëve që kanë ardhur, besoj se e kanë kuptuar filozofinë që kemi ne si klub dhe atë që trajneri kërkon. Duke i bashkuar të gjitha këto komponentë bashkë, absolutisht që kemi besim.

Të kthesh një rezultat 0-1 është e vështirë, por ndonjëherë është edhe e lehtë ta humbasësh një ndeshje që e ke fituar 1-0. Besoj se ne na takon të bëjmë detyrat që na ka dhënë trajneri. Të rrisim dyluftimet, të jemi të ashpër dhe, me një performancë të mirë dhe dinjitoze nga ana e secilit prej nesh, besoj se mund të kalojmë më tej.

Tifozët – Me këtë rast u bëj edhe një thirrje që të jenë sa më të shumtë për të na përkrahur, sepse absolutisht është një shtysë më tepër për të na ndihmuar.”

Poll

Lexo gjithashtu