Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Sonte dhemb”, klubi i Dinamos reagon pas eliminimit nga Conference League: Tre ture të kaluara, duhet të jemi krenarë!

Shkruar nga NEWSPORT
“Sonte dhemb”, klubi i Dinamos reagon pas eliminimit nga Conference
Dinamo City

Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo është mposhtur sonte me përmbysje nga Pafos në transfertë. Sfida e vlefshme për play-off të Conference League, përfundoi 4-2.

Ndërsa pas eliminimit ka reaguar edhe vetë klubi dinamovit në faqen zyrtare, në rrjetet sociale. Dinamo thekson tifozët duhet të jenë krenarë për këtë ekip, pavarësisht se skualifikimi i sotëm, dhemb.

REAGIMI:

KRENARË PËR KËTË SKUADËR Luftuam deri në fund, por aventura jonë europiane mbyllet këtu. Tre ture të kaluara. Netë europiane që do të mbeten gjatë në kujtesën tonë. Një skuadër që besoi, luftoi dhe na bëri të ëndërrojmë deri në minutën e fundit.

Sonte dhemb. Por kur shohim pas, kemi shumë arsye për të qenë krenarë. Faleminderit çuna! Për emocionet. Për luftën. Për netët europiane. Ky ishte vetëm fillimi. FORCA DINAMO!

Poll

Lexo gjithashtu