Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ “Shpërfytyrohet” Malisheva në Skoci, skuadra e Superligës pëson “poker” golash dhe i jep fund rrugëtimit europian

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Shpërfytyrohet” Malisheva në Skoci, skuadra e
Hibernian - Malisheva

Hibernian i ka dhënë leksione Malishevës në sfidën e kthimit, të vlefshëm për turin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Sfida në Skoci u mbyll me rezultatin 4-1. 

Skuadra skoceze i mbylli llogaritë e kualifikimit që në pjesën e parë duke shënuar tri herë me Elding, Passlack dhe Lowe, përpara se Boye të kompletonte "pokerin" përballë "bluve" të cilët u ngushëlluan vetëm me golin e Bajraktarit të futur në pjesën e dytë e që shërbeu vetëm sa për statistikë.

4-3 rezultati i përgjithshëm dhe një përmbysje e frikshme nga Hibernian që kalon në raundin e tretë, ndërsa në anën tjetër ër Malishevën një mbyllje jo e dinjitetshme në këtë rrugëtim europian, marrë parasysh faktin se kishin në dorë avantazhin e dyfishtë. 

GOLAT: 

 

Lexo gjithashtu