Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Shkëndija e “pafat” në Skoci, tetovarët shpresojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëndija e “pafat” në Skoci, tetovarët
Hibernian-Shkëndija

Në ndeshjen e parë të raundit të tretë të kualifikueseve të Conference League, Hibernian dhe Shkëndija e Tetovës përfundoi me shifrat 2-1 në favor të skocezëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe pa shumë ritëm loje. Në të dytën të dy ekipet arritën të zgjoheshin për të gjetur rrugën e rrjetës. Të parët ishin skocezët që shënuan në minutën e 73-të me anë të Owen Elding, në minutën e 76-të tetovarët barazuan me anë të Marko Gjorgjievskit, ndërsa në fund ishin skocezët që shënuan golin e fitores në minutën e 90-të me anë të Warre O’Hora.

Gjithçka mbetet e hapur në sfidën e kthimit në Maqedoni, ku Shkëndija do të kërkojë të përmbysë rezultatin.

Poll

Lexo gjithashtu