Dinamo u ndal në barazim 1-1 me Pafosin, në takimin e parë të “play-off” të Conference League. Pas përfundimit të këtij takimi të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ka folur Hekuran Berisha.
“Pjesa e parë ishte e mbyllur. Pata pjesën e parë një mundësi kur mbrojtësi ktheu topin nga portieri. Sigurisht që morëm inkursione dhe nga trajneri Ilir Daja.
Patjetër që shpresat nuk humbin asnjëherë. Mund të përballojmë një kundërshtar të tillë dhe shkojmë vetëm për fitore.
Pesha e rasteve të humbura? Me thënë të drejtën, jo vetëm pjesa e parë. U ndjeva shumë i zhgënjyer me rastin e humbur, po të kisha shënuar do isha më i festueshëm.
Si je ndjerë përballë David Luiz? Normal u ndjeva shumë mirë, kam qenë i vogël kur ka luajtur me Chelsin Një motiv shtesë ky", tha Berisha.






