Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Sa Pinto para duelit me Dinamon: Kemi cilësinë e duhur, gati për të…

Shkruar nga NEWSPORT
Sa Pinto para duelit me Dinamon: Kemi cilësinë e duhur, gati për
Ricardo Sa Pinto

Në prag të sfidës së rëndësishme në Conference League kundër Dinamos, trajneri i Pafos, Ricardo Sa Pinto, ka shprehur besim të plotë te skuadra e tij gjatë konferencës për shtyp.

Tekniku portugez theksoi se skuadra është plotësisht e vetëdijshme për pritshmëritë e mëdha që tifozët dhe i gjithë qyteti kanë, duke u shprehur i gatshëm për të dhënë maksimumin në fushë.

"Me besimin dhe cilësinë që kemi, jemi pozitivë për nesër. E dimë se çfarë presin tifozët tanë dhe i gjithë qyteti nga ne, dhe jemi gati ta bëjmë," u shpreh Sa Pinto.

Përveç trajnerit, para mediave ka dalë edhe futbollisti Nikolas Ioannou, për të folur rreth atmosferës dhe përgatitjeve të skuadrës qipriote për këtë përballje evropiane ndaj ekipi shqiptar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pafos FC Official (@pafosfc)

Lexo gjithashtu