Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Profeci apo strategji?! Ilir Daja e “ndolli” kualifikimin e Dinamos për herë të dytë radhazi, trajneri “ekspert” hedh sytë drejt grupeve

Shkruar nga NEWSPORT
Profeci apo strategji?! Ilir Daja e “ndolli” kualifikimin e Dinamos
Ilir Daja

“Kualifikimi do të zgjidhet brenda 90 minutave”. Ky ishte refreni i Ilir Dajës në dy konferencat për shtyp para ndeshjeve të kthimit në Conference League, respektivisht përballë Aluminij dhe Auda, të dyja në “Elbasan Arena”.

Strategu i Dinamos qëlloi në shenjë, duke i përgatitur mjeshtërit këto përballje, aq sa rivalët mbetën të pashpresë për një rezultat të kënaqshëm. A mund të quhet një profeci apo strategjia e Dajës e ka drejtimin e saktë si të funksionojë? Kjo lë shumë për koment, por për një gjë jemi të sigurt.

Dinamo me Ilir Dajën janë vetëm një hap larg grupeve. Kushedi, mund të kthehet në një realitet të jetueshëm, nëse “specialisti” i ndeshjeve ndërkombëtareve “thur” planin e duhur, edhe përballë Pafosit të Qipros, ndeshjet të cilat do të luhen më 20 (e para) dhe 27 gusht (e dyta). 

Poll

Lexo gjithashtu