Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Po rezulton “xhol” për Ilir Dajën në Conference League, mbrojtësi i Dinamos “premtim gladiatorësh”: Jemi gati të japim gjithçka në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Po rezulton “xhol” për Ilir Dajën në Conference
Dinamo

Në prag të ndeshjes Dinamo – Pafos, e vlefshme për fazën Play-Off të Conference League, e cila do të mbahet sot prej orës 21:00, ka folur para mediave mbrojtësi i krahut të djathtë te “blutë”, Ysni Ismaili.

“E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe jemi gati të japim gjithçka në fushë. Ashtu siç kemi bërë në çdo takim, do të luftojmë për çdo top dhe do të japim maksimumin tonë.

Duam t’i kënaqim tifozët me lojën tonë dhe, së bashku me mbështetjen e tyre, të arrijmë rezultatin që të gjithë dëshirojmë”, deklarata e Ismailit.

Lojtari në fjalë po zhvillon paraqitje spektakolare me kryeqytetasit në Conference League, i pakalueshëm në krahë dhe kontribues në fazën ofensive me 2 asiste në 6 prezenca.          

Lexo gjithashtu