Dinamo dhe Pafos kanë barazuar në ndeshjen e parë të “play-off” të Conference League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1. Pas këtij dueli ka folur edhe trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja.
“Edhe unë mendoj që ekipi duhet të komplimentohet, për vetë faktin që kemi pasur probleme me gjendjen gripale dhe të viruseve që janë të stinës. Por edhe 2-3 lojtarë të tjerë i kemi pasur me trajtime dhe stërvitje të diferencuar. Por përballë një ekipi si Pafos që vjet ishte në grupet e Championsit, me cilësi të mirë dhe me financa të mira. Por ai shpirt sakrifice që bënë lojtarët, qëndruan në lojë. Në fillimin e pjesës së dytë kemi qenë superiorë, duke shkuar deri te goli. Për një moskujdesi që rastin e penalltisë, që për mua është e lehtë.
Megjithatë, nuk dua të merrem, sepse mendoj se të paktën edhe Bruno Dita nuk duhet të ishte ndëshkuar me kartonin e verdhë, kapiteni mund të komunikojë me arbitrin. Nuk mu duk e drejtë. Kemi bërë një ndeshje që kemi qenë prezentë, kemi pasur situatat tona edhe prej gabimeve të tyre, por edhe prej presionit tonë. Kur nivelet e vështirësisë janë të mëdha, bëjmë mirë. Kjo u pa edhe në ndeshjen me Salzburg. Nuk kemi humbur shpresat, edhe pse e dimë që në Qipro do të jetë akoma më e vështirë. Por mundet që edhe ne të gjejmë një zgjidhje për të shkuar dhe për të bërë maksimumin atje. Shpresojmë që të bëjmë diçka të bukur, por le t’ja lëmë fushës.
Ajo që ndryshoi në pjesën e dytë është biseda që bëmë me lojtarët në pushim. Pafosin e kishim analizuar, edhe pse kishte bërë ndryshime në lojtarë, por jo në manovër. Ato bënë 3-4 ndërrime dhe ne i spostuam në kohë. Lojtarët me trajtime dhe stërvitje të diferencuar, flisja edhe me përgatitësin atletik për të ditur kush është konsumuar më shumë. Ne kemi 11-she dhe pjesa më e madhe e 11-shes, është një pjesë që ka luajtur bashkë dhe e di manovrën. Pjesa tjetër ka ardhur në periudhë vere dhe do kohë të përshtatet.
3 mungesa të rëndësishme javën e ardhshme? Prandaj më erdhi keq për kartonin e Ditës. Nuk mund t’i jepet kaq lehtë një kapiteni. Është një pikë e rëndësishme, lider, një nga lojtarët më të mirë. Është kapiten edhe në fushë, jo vetëm prej shiritit. Edhe për Vilën që ka një gjendje të mirë në këtë periudhë. Me kontigjentin që kemi në dispozicon, do të mundohemi të rikuperojmë.
Sa i vuan rastet e Berishës dhe a pati shtrëngim duarsh me trajnerin e Pafos pas përplasjes? Nuk kisha pakënaqësi ndaj Berishës, doja vetëm të shkonte te goli, është djal i lirë me potencial. Pjesën e finalizimit e ka të mirë. Më erdhi keq për të, pasi goli do e çlironte. Edhe pse humbi rastet, ka bërë një ndeshje që ka punuar shumë për ekipin. Nëse do të vazhdojë kështu, në një të ardhme jo të largët do të jetë i gatshëm për të shkuar në kampionat tjetër më të fortë.
Dihet që klubet në Shqipëri të prodhojnë lojtarë dhe të ketë rimbursim të shpenzimeve. Jo në çdo vend, mundet që presidenti të nxjerrë lekë nga familja e tij. Trajneri i Pafos? Nuk dua ta komentoj. Sa herë ktheja kokën, e shihja duke bërë gjestë. Nuk ia dhashë dorën të them të drejtën. Ne jemi kolegë, në 90 minuta jemi kundërshtarë, por nuk kemi pse të bëjmë gjestë nga fillimi deri në fund fare”, tha Daja.






