Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

"Nuk duhet ta kemi mendjen te rezultati, por te manovra", Ilir Daja paralajmëron ekuilibër dhe agresivitet ndaj Audës

Shkruar nga NEWSPORT
"Nuk duhet ta kemi mendjen te rezultati, por te manovra", Ilir Daja
Ilir Daja

Në prag të ndeshjes së kthimit kundër Audës për turin e tretë kualifikues të Conference League, trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka dalë në konferencën për shtyp për të ndarë pritshmëritë e skuadrës.

Daja ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrit gjatë gjithë takimit për të mos i lënë hapësira kundërshtarit, i cili ka lojtarë me cilësi individuale që mund të ndëshkojnë. Sipas tij, skuadra nuk duhet të fokusohet te rezultati përfundimtar, por te manovra dhe loja e ekuilibruar. Edhe pse Auda ka një avantazh të vogël nga ndeshja e parë, trajneri kujtoi se Dinamo pati shanset e veta dhe ndeshja mund të kishte përfunduar ndryshe.

Mendojmë që në fushën tonë jemi më të përshtatur se kundërshtari. Ta shfrytëzojmë këtë element gjatë 90 minutave dhe pse jo, të vazhdojmë të pretendojmë për më tej, edhe pse përballë kemi një kundërshtar të fortë. Duhet të jemi agresivë, po aq shumë sa të kemi një shkallëzim shumë të mirë që të mos i lëmë hapësirë kundërshtarit, për të mos realizuar kundërsulme, sepse e kanë një pikë relativisht të mirë.

Skuadra në ndeshjen e parë bëri lojën e vet. Ishte në fushë gjatë të gjithë 90 minutave. Prandaj citova që ne pak a shumë duhet të bëjmë të njëjtën lojë, por të jemi më efikas para portës. Rastet që na u krijuan duhet t’i shfrytëzojmë me më shumë efikasitet”, u shpreh Daja

Kjo ndeshje shënon sfidën e 66-të për Ilir Dajën në kompeticionet evropiane, me 16 kualifikime në karrierë. Megjithatë, trajneri theksoi se eksperienca kalon në plan të dytë, pasi primare në fushë janë lojtarët dhe angazhimi i tyre. Ai u shpreh besimplotë se dhënia e maksimumit nga grupi do t'i çojë drejt një rezultati pozitiv.

I pyetur nëse janë përgatitur për 11-metërshat, Daja u tregua realist duke u shprehur se nuk i ka punuar kurrë penalltitë në karrierë, pasi goditja në stërvitje ndryshon rrënjësisht nga ajo në ndeshje për shkak të ngarkesës emocionale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)

Poll

Lexo gjithashtu