Sonte do të hidhet shorti për UEFA Conference League, kompeticion në të cilin do të marrë pjesë për herë të parë në histori edhe Egnatia.
Ekipi i Nevil Dedes ndodhet në vazon e 6-të me një koefiçient dukshëm më të ulët në krahasim me skuadrat e tjera dhe ka shanse të mëdha për t’u shortuar me kundërshtarë të nivelit të lartë.
Nga vazo e parë, rrogozhinasit mund të peshkojnë një mes Atalantës, Monaco, Freiburg ose Ajax, ndërsa në goglat e tjera mund të gjejë gjithashtu Brighton, Getafen, Trabzonsporin e Ernest Muçit ose Hajdukun e Splitit ku aktivizohet shqiptari tjetër Adrion Pajaziti.
Në këtë eksperiencë të parë për kampionët e Shqipërisë, mbetet të shihet nëse shorti do të jetë “fatsjellës” për skuadrën e Superiores, apo Egnatia do ta ketë vërtetë malore në rrugëtimin e saj historik në këtë kompeticon. Gjithçka do të përcaktohet prej orës 13:00.
VAZO 1
ATALANTA, BRAGA, AJAX, FREIBURG, MONACO, COPENHAGEN
VAZO 2
MIDTJYLLAND, CRVENA ZVEZDA, GENT, PANATHINAIKOS, PAFOS, BRIGHTON
VAZO 3
LUGANO, GETAFE, KUPS KUOPIO, TWENTE, RED IMPS, BORAC
VAZO 4
SINT-TRUIDENSE, BRANN, HEARTS, KAIRAT ALMATY, TRABZONSPOR, UNIVERSITA CRAIOVA
VAZO 5
RIGA, HAJDUK SPLIT, JABLONEC, NORDSYJAELLAND, AARHUS, INTER ESCLADES
VIZA 6
THUN, CSKA SOFIA, KAUNO ZALGIRIS, MJALLBY, IBERIA TBILISI, EGNATIA






