UEFA i ka besuar arbitrit belg, Lawrence Visser për të drejtuar ndeshjen Dinamo – Pafos, Play-Off në Conference League, e planifikuar të enjten më datën 20 gusht, stadiumi “Elbasan Arena”, ora 21:00.
Përsa i takon 36-vjeçarit Visser, në Belgjikë, emri i tij përmendet si “problematik”. Në vitin 2022, konsiderohet ndeshja më e kontestueshme për protagonistin në fjalë, saktësisht mes Antwerp – Club Brugge.
Ish-mesfushori i Interit, Raja Nainggolan e cilësoi si shumë të dobët arbitrin. Për këtë ndeshje, Departamenti i Arbitrimit në Belgjikë pranoi gabimet e kryesorit dhe kërkoi falje publike.
Por kjo nuk ishte e gjitha, në vitin 2025, presidenti i Club Brugge, Bart Verhaeghe, u përplas verbalisht me arbitrin në tunelet e stadiumit.






