Pritjes i ka ardhur fundi, Egnatia është njohur me kundërshtarët në grupet e Conference League. Shorti i mbajtur sot në Monako, ndrysho “fatet” e Egnatias në pak momente.
Përballja me Bragën në transfertë dha pak shanse, për mos të thënë fare mbi vazhdimësinë në këtë kompeticion, por më pas duelet me Midtylland në shtëpi, sikurse kundër Lincoln Red Imps e Kauno Zalgiris, japin shumë shpresë.
Fakti që ndeshjet e Egnatias në shtëpi janë ndaj rivalëve potencialisht ta kalueshëm, pra për të marrë rezultat poztiv, shton optimizmin për avancim më tej, renditja brenda 8 vendeve të para në tabelën e përgjithshme ose Play-Off.
Përveç Bragës, Egnatia do të luaj jashtë karshi U.Craiova dhe Aarhus. Nëse rrogozhinasit avancojnë në fazën tjetër, pra kualifikim direkt apo përmes Play-Off, do të “thyenin tabunë” për një ekip shqiptar në kompeticionet europiane.






