Ndërsa janë përcaktuar ekipet pjesëmarrëse në grupet e Conference League, sikurse përballjet në këtë fazë, aty ku bën pjesë edhe Egnatia e drejtuar prej Nevil Dedes, mediumi “transfermarkt.agents”, ka publikuar listën me lojtarët më të rinj në msohë që kanë luajtur në raundet eliminatore.
Në këtë listë prej 20 lojtarësh, bëjnë pjesë edhe binjakët Uldedaj nga Vllaznia. Në ndeshjen kundër Malishevës, raundi i parë i Conference League, debutuan sulmuesi Sokol Uldedaj (17 vjeç, 5 muaj e 3 ditë) dhe mbrojtësi Simon Uldedaj (17 vjeç, 5 muaj e 9 ditë).
Në edicionin 2026-2027, më i riu rezultoi Bonofazi, 16 vjeç e 16 ditë (La Fiorita), ndërsa “podiumi” u plotësua me Tornike Kvaratskhelia (16 vjeç, 5 muaj e 2 ditë, Dinamo Tblis) dhe Marino Steinar Hagbardsson (16 vjeç, 6 muaj e 26 ditë, Vestri).
View this post on Instagram






