Dinamo - Auda dhe Ilir Daja
Më datën 13 gusht, ora 21:00 në stadiumin “Elbasan Arena”, do të mbahet ndeshja Dinamo – Auda, raundi i tretë në Conference League.
Pas humbjes minimale 0 – 1 në transfertën letoneze, ekipi i Ilir Dajës do kërkojë përmbysjen e madhe dhe kualifikimin. “Ne besojmë.
90 minutat e rradhës në Europë! Me njerëzit tanë. Besojmë te përmbysja. Besojmë te kualifikimi”, postimi i fundit nga klubi dinamovitë. Ky mesazh i adresohet tifozëve, ku kërkohet mbështetje masive për të arritur objektivin, kualifikimin në Play-Off.
View this post on Instagram
Poll






