Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Ëndrra” europiane kalon përmes “Elbasan Arena”, nesër vendosen fatet në “aktin e dytë” Dinamo-Auda

Shkruar nga NEWSPORT
“Ëndrra” europiane kalon përmes “Elbasan
Dinamo dhe Auda

Dinamo City do të luajë nesër në mbrëmje ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës letoneze të Audës, në kuadër të raundit të tretë të UEFA Conference League.

Të besuarit e Ilir Dajës do të zbresin në fushë në orën 21:00 në “Elbasan Arena”, me objektivin për të përmbysur humbjen 1-0 të regjistruar në takimin e parë dhe për të siguruar një tjetër hap përpara në kompeticionet europiane.

Përballja e nesërme pritet të jetë një sfidë e rëndësishme për dinamovitët, të cilët do të kërkojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të siguruar kualifikimin.

Në rast të kalimit të turit, Dinamo City do të përballet në play-off me humbësin e çiftit Pafos–Salzburg.

Poll

Lexo gjithashtu