Dinamo - Auda dhe Ilir Daja
Ekipi i Dinamo do kërkoj përmbysjen dhe kualifikimin ndaj Auda në raundin e 3-të të Conference League. Të besuarit e Ilir Dajës e humbën sfidën e parë në Letoni me shifrat minimale (0 – 1), por asgjë s’ka përfunduar.
“Akti” i dytë dhe përcaktues për këtë çift, do të zhvillohet nesër në stadiumin “Elbasan Arena”. Në rrjetet sociale, klubi dinamovit ka zbuluar axhendën një ditë para ndeshjes.
Sot në orën 19:30, do të jetë në konferencë për mediat, trajneri Ilir Daja, bashkë me një futbollist nga kampi i skuadrës “blu”. Ndërsa prej orës 20:00, grupi do të kryej seancën stërvitore. Takimi do të mbahet nesër, ora 21:00.
Poll






