Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Mos e nënvlerësoni Egnatian, nuk është si Interi”, ish-trajneri i Partizanit “spiunon” kampionët e Shqipërisë te gjiganti rumun: Janë të paparashikueshëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Mos e nënvlerësoni Egnatian, nuk është si
Florin Bratu - Egnatia - Universitatea Craiova

Dy ndeshjet e para përfunduan në barazim për Egnatian në Conference League. Rezultate identike ndaj Midtjylland në shtëpi dhe me Aarhus në transfertë dhe dy pikë në “xhep” për rrogozhinasit të cilët mund të krenohen me këtë nisje pozitive në këtë rrugëtim evropian.

E radhës për kampionët e Shqipërisë është ajo me Universitatea Craiova, më 5 nëntor në transfertë. Ekip që mposhti 1-3 Inter Esclades në transfertë. Në ndihmë të Craiovës duket se u vjen Florin Bratu, ish-trajneri i Partizanit i cili e ka provuar vetë vështirësinë e të përballurit me një rival si Egnatia në Superiore.

Pikërisht, rumuni foli për median e njohur “Digi Sport”, duke i paralajmëruar që të marrin masa pasi Egnatia nuk është Inter Esclades, skuadra me të cilën u përballën në sfidën e fundit të Konferencës.

“Universitatea është favorit, por Egnatia është një skuadër e paparashikueshme. Janë të fortë në qendër. Aleksi, mesfushori i tyre, ai i filtron topat. Janë të rrezikshëm në goditjet standarde. Te Craiova duhet të jenë të kujdesshëm. Egnatia është ekip teknik, u pëlqejnë të luajnë. Kampionë në tre vitet e fundit. Nuk kanë një skuadër të madhe, por janë një ekip i mirë. Përqëndrimi ka rëndësi. Egnatia nuk është Inter d’Esclades”, është shprehur Bratu.

 

Lexo gjithashtu