Dinamo
Ndërsa na ndajnë edhe pak orë nga nisja e ndeshjes Dinamo – Pafos, e vlefshme për fazën Play-Off të Conference League, klubi “blu” ka postuar në rrjetet sociale banerin e përballjes.
Në sfond qendrojnë “shtyllat” e mbrojtjes, kapiteni Bruno Dita dhe Naser Aliji. Të shoqëruar nga kampioni i Superiores, Flamur Ruçi e sulmuesi portugez, Ruben Silva-Richards.
Me interes do të jetë edhe formacioni zyrtar nga trajneri Ilir Daja, ndërsa përballen me rivalin më të fortë në këtë rrugëtim të Conference League, aty ku përveç sakrificës në fushë, do duhet edhe “ndihma” e fatit.
View this post on Instagram






