Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Më e mira mund të mos ketë ardhur”, kapiteni Bruno Dita besimplotë për kalimin në grupe: Pafos ekip i mirë, por luajmë shanset tona

Shkruar nga NEWSPORT
“Më e mira mund të mos ketë ardhur”, kapiteni Bruno
Bruno Dita

Dinamo preku "play-off"-in e Conference League, pas fitores 4-0 ndaj Audas në ndeshjen e kthimit në "Elbasan Arena". Skuadra kryeqytetase ishte padiskutim, dominuese në fushë përgjatë 90 minutave, duke i dhënë një goditje tepër të fortë rivalit letonez. 

Pas kësaj sfide, foli për mediat kapiteni i dinamovitëve, Bruno Dita. 

“I emocionuar pas fitores? Shumë sepse verën e kaluar kemi kaluar dy turne, ndërsa tani jemi në play-off, shpresojmë. Më e mira mund të mos ketë ardhur.

Ne vetë lojtarët pas lojës thamë që më mirë që nuk shkoi te barazimi (ndeshja e parë). E morëm seriozisht. Vetëm një moment atje që ishte pakujdesi e jona. Më mirë 1-0 atje që të bënim këtë ndeshje sot që na dha një shtysë.

Dedikim për atë sukses?  Kjo fitore shkon për babain tim. Kur isha atje pati problem në zemër, ndërhyrje. Fatmirësisht është mirë sot ishte prezent në stadium.

Shanset për kualifikim? Është shumë e vështirë sepse Pafos është ekip i mirë, vjet kanë prekur grupet e Champions League. Por ne do të luajmë shanset tona dhe do të provojë. Krenari për ne që jemi në këtë fazë.”, është shprehur Dita.

Poll

Lexo gjithashtu