Dinamo do të “përplaset” sonte me Pafos në Qipro, ndeshja e kthimit në fazën Play-Off të Conference League. Në dukje, do të jetë shumë e vështirëe, por mos të thënë e pamundur për ekipin shqiptar, ama ka një statistikë që jep shumë shpresë te dinamovitët dhe ka të bëjë me trajnerin Ilir Daja.
Në 101 ndeshje në “timonin” e Dinamos, Daja numëron 41 fitore, 32 barazime dhe 28 humbje, statistikë e arritur në të gjitha kompeticionet, ose e thënë ndryshe 1.53 pikë për ndeshje.
Nëse i referohemi bilancit që ka rivali i tij në përballjen e sotme, Ricardo Sa Pinto mbart totalisht tjetër “tablo” te Pafos. 53-vjeçari portugez ka vetëm 11 ndeshje në pankinën e klubit qipriot, e shoqërur me 4 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje, 1.36 pikë për ndeshje.
Ky rendiment i ulët në mesatare, sikurse mungesa e qëndrushmërisë në rezultate, tregon qartë se Dinamo ka shanse, aq më shumë kur ka një “magjistar” në pankinë si Ilir Daja.






