Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Llogari të reja, “karta të vjetra”! Dinamo luan nesër fatet e “play-off” përballë Audas në “Elbasan Arena”

Shkruar nga NEWSPORT
Llogari të reja, “karta të vjetra”! Dinamo luan nesër
Dinamo

Është e gjitha çështje llogarish, por në të njëjtën kohë zbatim në praktikë i “kartave të vjetra”. Dinamo do të zbresë në fushë të nesërmen përballë Audas, në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”, i vlefshëm për turin e tretë të kualifikueseve të Conference League në orën 21:00.

Pas humbjes në ndeshjen e parë, minimalisht 1-0 në Riga të Letonisë, “blutë” e kryeqytetit vijnë me llogari të reja, por duke mbetur besnikë tek “kartat e vjetra”. Ekipi i Ilir Dajës ka vënë në zbatim të njëjtën metodë efikase drejt fitores, duke lënë gjithçka të hapur për në Shqipëri.

Fakti se në ndeshjet e kthimit, trajneri Ilir Daja ia ka dalë të nxjerrë fitoren, madje bindshëm në fushë, flet për një strategji që ka rezultuar i qëlluar në shenjë për Dinamon. Një tjetë aspekt që i jep “zemër” dinamovitëve është dhe ndjesia e të qënit në shtëpi, sikurse ndodhi ndaj Aluminij, ekipit slloven që u “poshtërua” 3-0.

Taktikat e Dajës nuk do të mungojnë, madje as “kartat e vjetra” që i kanë shërbyer gjithmonë në funksion për të marrë “biletën” e kualifikimit. E ka përdorur në ndeshjet e para kualifikuese, e ka bërë dhe në të kaluarën me Skënderbeun dhe Ballkanin. Ndaj me Dinamon, trajneri është i gatshëm të aktivizojë statusin e “ekspertit” në nivelet ndërkombëtare.  

Poll

Lexo gjithashtu