Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

VIDEO/ Dominimi dhe goli i sulmuesit të Partizanit nuk mjaftojnë! Dinamo e Ilir Dajës “kënaqet” me barazim përballë Pafos, “peng” penalltia e shkaktuar nga Vila

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dominimi dhe goli i sulmuesit të Partizanit nuk mjaftojnë!
Dinamo - Pafos

Dinamo 1 – 1 Pafos (Fadairo 78' / Lele 83')

Dinamo dhe Pafos kanë barazuar në ndeshjen e parë të “play-off” të Conference League. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.

Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë, ndërsa moment kyç ishte në minutën e 37-të, një penallti e humbur nga David Luiz. Kurse në sekondat e fundit të fraksionit të parë, Dinamo kishte rastin e artë për të shënuar, por Hekuran Berisha nuk ia doli.

Me nisjen e pjesës së dytë, “djemtë” e Ilir Dajës ishin dominues, ndërsa golin e gjetën në minutën e 78-të me anë të David Fadairo, sulmuesi i huazuar nga Partizani.

Por festa zgjati pak, pasi në minutën e 83-të, Pafos gjeti barazimin. Penalltia e shkaktuar nga Lorenco Vila u kthye në gol nga Lele, duke “shuar” festën e dinamovitëve në një mbrëmje të madhe evropiane.

Kështu gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin në ndeshjen e dytë. Kjo e fundit do të zhvillohet një javë më pas, më 27 gusht, duke nisur prej orës 19:00.

Conference League: Play-Off
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Lawrence Visser (belg)

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Përndreca, Aliji, Dita, Ismaili, Qefalija, Malomo, Qardaku, Vila, Berisha, Silva-Richards. Trajner: Ilir Daja.
PAFOS: Majecki, Ioannou, David Luiz, Goldar, Bruno, Pepe, Sunjic, Quina, Biel, Lele, Moumi Ngamaleu. Trajner: Ricardo Sa Pinto

NDESHJA:
90+5' Mbyllet 1-1 ndeshja.
83' Lorenco Vila shkakton penallti, Pafos barazon me Lele.

78' GOL DINAMO! Shënon Fadairo.

70' Pafos shënon, por goli anulohet për një faull gjatë aksionit ndaj Përndrecës.

68' Ismaili i afrohet golit, Pafos me fat.

63' Çfarë goditje nga Qardaku, pret portieri i Pafos.

60' - 61' Dinamo i afrohet dy herë golit me Berishën dhe Silva-Richards. 

45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45+2' Super rast për Hekuran Berishën, sulmuesi i Dinamos s'ia del të shënojë.

37' Ish-mbrojtësi i Chelsea dhe Arsenal, David Luiz humb penallti. Festë te Dinamo.


23' Panik në zonën e Pafos prej krosimit të Malomo, portieri i qipriotëve pret në dy kohë.

10' Dinamo me fat. Topi i goditur nga Quino, shkon jashtë.

5' Aksion i rrezikshëm nga Pafos, portieri Teqja pret goditjen nga sulmuesi Moumi.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”, nis sfida historike e Dinamos përballë qipriotëve të Pafos.

Lexo gjithashtu