AARHUS 1-1 EGNATIA (Bogere 49'/ Gruda 13')
Një pikë e radhës në Conference League. Egnatia barazon në Danimarkë, aty ku u përball me Aarhus, sfidë e përfunduar me rezultatin 1-1, për llogari të xhiros së 2-të.
Që në minutën e 3-të, rrogozhinasit morën një avantazh shumë të madh kur vendasit mbetën me një lojtar më pak në fush. Kahl i mohoi një gol gati të sigurt Grudës duke kryer ndërhyrje të ndëshkueshme, i kuq i menjëhershëm.
Ky avantazh u shfrytëzua nga Egnatia, e cila e gjeti golin e avantazhit në minutën e 16-të, pikërisht falë Ildi Grudës i cili u shërbye saktë në një kundërsulm “vrastar” për 0-1.
Me këtë rezultat u mbyll dhe pjesa e parë. Në të dytën, danezët reagojnë shpejt. Ishte minuta e 49-të, kur Bogere barazon shifrat, rezultat që mbeti i pandryshueshëm deri në fundin e takimit.
Edhe pse skuadrat patën raste të mira për të “thyer” ekuilibrat, shtojmë këtu dhe shanset e Grudës, Adjessas dhe Fernandos në kampin rrogozhinas, fusha dha verdiktin e saj, 1-1.
2 pikë për Egnatian, e cila tashmë gjendet në vendin e 20-të, zonë që i mundëson kualifikimin në rastin më të mirë në “play off”. Sa i përket Aarhus, danezët ndodhen të 26-të, pozitë që i “pren” biletën e eliminimit.
Conference League: Xhiro 2
Stadiumi: “Cepheus Park”
Arbitër: Ante Culina (kroat)
FORMACIONET ZYRTARE:
AARHUS: Hansen; Rosler, Tingager, Kahl, Carstensen, Solbakken, Arnstad, Andersen, Jorgensen, McCowatt, Serra. Trajner: Jakob Poulsen
EGNATIA: Dajsinani; Bitri, Yago, Sota, Jaime, Loukili, Aleksi, Kryeziu, Albanese, Adjessa, Gruda. Trajner: Nevil Dede.
LIVE:
90'+4 Mbyllet ndeshja, Aarhus 1-1 Egnatia.
90'+2 Tentativa të vazhdueshme në portën e Aarhus, Egnatia i afrohet golit.
90' Akordohen 3 minuta shtesë.
80' Sërish Gruda provon të njëjtën goditje, portieri Hansen e ka të lehtë të ndërhyjë.
76' Ildi Gruda shpik goditjen që sjell rrezik në portën e Aarhus.
53' Rrezikon sërish Aarhus, shpëton për mrekulli porta e Dajsinanit.
49' GOL AARHUS! Shënon Bogere.
45' Nis pjesa e dytë.
45'+3 Mbyllet pjesa e parë.
45'+3 Kryeziu godet nga distanca, portieri Hansen reagon në kohën e duhur.
45'+1 Ildi Gruda provon të ndërtojë diçka nga e majta, por frenohet nga mbrojtja daneze.
45' Akordohen tre minuta shtesë.
13' GOOOOOOL EGNATIA! Ildi Gruda nuk fal në kundërsulmin perfekt, 1-0.
6' Provon Yago nga goditja e dënimit, portieri Hansen kupton lëvizjen.
3' Karton i kuq për Kahl, Aarhus me një lojtar më pak në fushë. Ndërhyrje e ndëshkueshme ndaj Grudës në moment goli të sigurt.
1' Dëgjohet vërshëllima e kryesorit, nis sfida mes Aarhus dhe Egnatias.






