Pafos 4 – 2 Dinamo (4-3) (Sema 13', Ioannou 78', Quina 115', Anderson 120+1' / Fadairo 9', Silva-Richards 87')
Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo është mposhtur sonte me përmbysje nga Pafos në transfertë. Sfida e vlefshme për play-off të Conference League, përfundoi 4-2.
Në fakt ishin dinamovitët që kaluan të parët në avantazh me Fadairo që në minutën e 8-të. Ndërsa 5 minuta më vonë, vendasit e Pafos gjetën golin e barazimit me Sema.
Në minutën e 78-të, qipriotët gjetën edhe golin e përmbysjes me Ioannou. Mirëpo, Dinamo gjeti forcën për të reaguar, duke rikthyer barspeshën në të 87-tën, e duke çuar sfidën në shtesën e madhe.
Pikërisht në 30 minutat e shtesës, ekipi i Ilir Dajës pësoi edhe golin e 3-të, pasi Quina gjeti rrugën e rrjetës në të 116-tën. Në të 121-të erdhi edhe goli i katërt me Anderson Silva.
Conference League: Play-Off
Stadiumi: “Limassol Stadium”
Arbitër: Martin Matosa
FORMACIONET ZYRTARE:
PAFOS (4-3-3): Majecki; Ioannou, David Luiz, Goldar, Bruno; Sema, Sunjic, Pepe; Correia, Dragomir, Lele. Trajner: Ricardo Sa Pinto.
DINAMO (4-3-3): Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Përndreca; Ayodeji, Qardaku, Qefalija; Vila, Fadairo, Silva-Richards. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
120+2' Mbyllet 4-2 ndeshja.
120+1' Pafos shënon edhe të 4-tin me Anderson Silva.
116' Pafos shënon golin e 3-të me Quina.
97' Super Teqja, portier mban Dinamon në lojë.
90+4' Mbyllet 2-2 ndeshja. Sfida shkon në shtesën 30 minutëshe.
87' GOOOOL DINAMO! Shënon Silva-Richards.
78' Pafos shënon golin e përmbysjes, Ioannou autor i golit.
75' Pafos i afrohet golit të dytë, Dinamo me fat prej devijimit.
46' Nis pjesa e dytë.
45+6' Mbyllet 1-1 pjesa e parë.
45+4' Dinamo i afrohet golit me Malomo, Pafos me fat.
45+3' Goditje e bukur nga Përndreca, por topi shkon jashtë.
45' Rrezik në zonën dinamovite, Aldo Teqja vendimtar me pritjen e tij.
13' Dinamo e pafat, Pafos barazon me Sema falë një devijimi. Ilir Daja ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
9' GOOOOL DINAMO! Shënon Fadairo.
1’ Dinamo e Ilir Dajës shumë pranë historisë në Qipro, nis dueli vendimtar përballë Pafos.






