Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Lideri i Dinamos në infermieri, ekipi i Dajës zbret nesër në fushë për “biletën” e Play-Off

Shkruar nga NEWSPORT
Lideri i Dinamos në infermieri, ekipi i Dajës zbret nesër në
Ekipi i Dinamos dhe Ilir Daja

Ndërsa Dinamo do të zbres nesër në fushë kundër Auda, ndeshja e kthimit në raundin e 3-të të Conference League, lideri i mbrojtjes, Naser Aliji ka shpërndarë një “story” në rrjetet sociale, e ku tregon praninë në klinikën e Kombëtares.

Qendërmbrojtësi 32-vjeçar ishte duke u trajtuar për muskujt e kofshës, në pamjen e prezantuar. Gjithsesi ky detaj nuk ka pse të shqetësoi aspak tifozët dinamovitë, pasi Aliji ndodhet në gjendje shumë të mirë fizike, gati për duelin me Auda në “Elbasan Arena”.

Kryeqytetasit e humbën ndeshje e parë në Letoni me shifrat 0 – 1, ndërsa do kërkojnë përmbysjen dhe kualifikimin në tokën shqiptare.

Lideri i Dinamos në infermieri, ekipi i Dajës zbret nesër në
"Story" i Naser Aliji

 

Poll

Lexo gjithashtu