Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Krah presidentit të UEFA-s, Armand Duka mesazh special Egnatias nga Monako! Kreu i FSHF-së “bekon” suksesin e rrogozhinasve

Shkruar nga NEWSPORT
Krah presidentit të UEFA-s, Armand Duka mesazh special Egnatias nga Monako!
Armand Duka dhe Aleksander Ceferin

Presidenti i FSHF-së, njëkohësisht zv/presidenti i UEFA-s, Armand Duka ishte prezent në ceremoninë e hedhjes së shortit të Conference League, të mbajtur në Monako, aty ku Egnatia mësojë rivalët në fazën e grupeve.

“Me krenari të veçantë ndoqa sot shortin e UEFA Conference League! Për herë të parë në histori, një klub shqiptar mes klubeve të Conference League! Një arritje e jashtëzakonshme për Egnatian dhe futbollin shqiptar! Urimet e mia dhe shumë suksese në Europë”, postimi i Armand Dukës, i cili u shfaq krah presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Hera e parë që një klub nga Superiorja siguron “biletën” për në grupet e Conference League. Ndërsa arritja më e madhe deri tani nga elita e futbollit për klube në Shqipëri, përkon me Skënderbeun në grupet e Europa League, sezoni 2015-2016.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Poll

Lexo gjithashtu