Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

Kërkohet historia përballë Pafos, Ilir Daja besimplotë: E dimë se çfarë loje na pret, por ne kemi punuar mirë

Shkruar nga NEWSPORT
Kërkohet historia përballë Pafos, Ilir Daja besimplotë: E
Ilir Daja

Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo do të luajë nesër ndeshjen e kthimit përballë Pafos, në kuadër të play-off të Conference League, prej orës 19:00. Në prag të këtij dueli ka folur para mediave edhe trajneri Ilir Daja.

“Ndeshja e parë ka qënë një ndeshje e barabartë, gjë të cilën e tregoi dhe rezultati. Në pjesën e parë nuk ishim në nivelin tonë më të mirë por në fundin e fraksionit të parë ashtu dhe në fillimin e pjesës së dytë kishim shanset tona.

Kur luan me një skuadër të fortë si Pafos, duhet të jesh efikas në finalizim. E dimë se çfarë loje na pret në ndeshjen e nesërme, me Pafosin që është një skuadër më e fortë në fushën e tyre. Ne kemi punuar mirë në ato ditë që kemi pasur në dispozicion duke parë dhe që në fundjavë nisëm kampionatin.

Në fokusin kryesor gjatë seancave stërvitore ka qënë finalizimi sepse në të tilla nivele nuk është se të krijohen shumë shanse. Ato shanse që krijohen duhet të finalizohen”, tha Daja.

Lexo gjithashtu