Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Kemi gjithçka, na duhet vetëm pak fat”, presidenti Bardhi i jep “çekun e përjetshëm” trajnerit Ilir Daja

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi gjithçka, na duhet vetëm pak fat”, presidenti
Ilir Daja - Adrian Bardhi

Dinamo ia doli të mposht në ndeshjen e dytë Auda, sikurse të siguroi kualifikimin në fazën Play-Off të Conference League, e përkthyer me fitoren 4 – 00. Pas kësaj arritje historike dhe shansi e “artë” për prezencën në grupet e kompeticionit në fjalë, ka reaguar për mediat presidenti i dinamovitëve, Ardian Bardhi:

“Unë jam Ardi i Dinamos, jam edhe pronari edhe presidenti i klubit. Dinamon e kam marrë me dëshirë të madhe për ta ngjitur lartë. Gjatë rrugës erdhi dhe profesor Daja, u plotësua kjo gjë e bukur. Shpresoj ti kalojmë këto vitet duke thënë ishalla nuk i ikin mend, sepse ai është i frikshëm.

Mua më ka pëlqyer gjithmonë Dinamo. Ekip që luan futboll, e mora me dëshirë të madhe. Në sport nuk është vetëm të luash, por të prodhosh energji. Janë shumë gjëra brenda, të ndërtosh ekip, grup, njerëz që kanë dëshirë dhe pasion brenda. Ne i kemi të gjitha këto.

Ne të shifrat do të vazhdojmë mbas kësaj ndeshje, do fillojmë t’i rrisim. Kualifikimi me Astanën më ka shijuar më shumë. Unë nuk shkova, e ndoqa në TV, e kam përjetuar në një mënyrë si i përjetoj unë.

Ne nuk kemi ndaluar në merkato, duhet të gjejmë lojtarët që do Ilir Daja. Presidenti po bën gjithçka që është për tu bërë, do pak fat, çunat janë të mrekullueshëm. Kemi stafin dhe trajnerin më të mirë. Kemi gjithçka. Na duhet vetëm pak fat. Daja është i destinuar për të ndenjur te Dinamo përgjithmonë”.

Poll

Lexo gjithashtu