Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CONFERENCE LEAGUE

“Kemi ardhur me objektiv të qartë në Rumani”, Albano Aleksi “karikon” Egnatian: Do të luajmë edhe për Sotën, Grudën e Bakayokon

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi ardhur me objektiv të qartë në Rumani”, Albano
Egnatia

Kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi, është prononcuar para mediave, në vigjilje të përballjes me Universitatea Craiova në Rumani, faza e grupeve të Conference League.

Mesfushori e ka bërë të qartë objektivin e rrogozhinasve në këtë transfertë, ndërsa është shprehur se ekipi nesër do të luajë edhe për një motiv shtesë, për shokët e ekipit që janë të dëmtuar.

“Kemi ardhur në Craiova me një objektiv të qartë: të japim maksimumin dhe të përfaqësojmë denjësisht Egnatian. Na pret një ndeshje e bukur, e fortë dhe e luftuar, ku do të japim gjithçka në fushën e lojës.

Ndjejmë përgjegjësinë dhe detyrimin për të bërë më të mirën tonë dhe, pse jo, të largohemi me fitore.

Këtë ndeshje duam ta luajmë edhe për shokët tanë që nuk mund të jenë me ne në fushë, për Sotën, Grudën dhe Bakayokon. Ne jemi një familje që qëndrojmë të bashkuar në çdo moment, në të mirat dhe në vështirësitë”, ishin fjalët e Aleksit.

 

 

 

 

Lexo gjithashtu